Në sallën e konferencave të Hotel Rogner në Tiranë, u zhvillua “DITËT E KUJTESËS” – Edicioni Rinor. Në themel të ideimit të këtij eventi ishte shprehja e shkrimtarit Nedo Fiano: “AI QË HARRON BËHET PALË ME VRASËSIT”. Në këtë aktivitet, të organizuar nga “
TEPERNDJEKURIT.AL” me mbështetjen e Intitutit të Integrimit të ish të Perndjekurve Politik, ishin të ftuar ish të perndjekur politik dhe të rinj që vijnë nga familje të kësaj shtrese, personalitete dhe dashamirës të kauzave kundra diktaturës, privimit të lirisë dhe të drejtave demokratike.
Ishte kenaqesi e veçantë të ndanim sëbashku përjetime të vërteta, që i shërbejnë të rinjve që kanë dëshirë të kontribuojnë në të ardhemen e vendit, si një manual i përkryer për të mos u korruptuar nga asnjë lloj pushteti dhe për të ditur vlerën e shtrenjtë që ka liria dhe dinjiteti njerëzor.