Projekti:

E Shkuara për të Ardhmen

Data:

17 Prill 2026

Vendi:

ELBASAN
AKTIVITET EDUKATIV
Të premten, më datë 17 prill 2026, në ambientet e Hotel Skampa në Elbasan, u zhvillua aktiviteti edukativ në kuadër të projektit “E Shkuara për të Ardhmen”.
 
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Elbasanit, të cilët u angazhuan aktivisht me prezantime kreative mbi rëndësinë e kujtesës historike dhe vlerave të lirisë.
Programi i aktivitetit përfshiu:
 
🎬 Shfaqjen e një mini-dokumentari me fokus sistemin legjislativ në periudhën e diktaturës komuniste, si dhe histori e përvoja njerëzore nga ajo periudhë.
🗣️ Fjalën e ekspertes së kujtesës historike mbi rëndësinë e transmetimit të kujtesës historike tek brezat e rinj
📖 Dëshmi personale nga përfaqësuese e komunitetit të ish-të përndjekurve politik
🎨 Prezantimin dhe ekspozimin e punimeve kreative të nxënësve me temë “Kujtesa Historike dhe Vlerat e Lirisë”
Një moment i veçantë ishte promovimi i punimeve kreative të nxënësve, ato u vlerësuan me çmime dhe punimet më të mira u prezantuan përpara pjesëmarrësve me idetë dhe mesazhet e tyre, duke dëshmuar nivel të lartë përkushtimi dhe ndjeshmëri ndaj kujtesës dhe vlerës së lirisë.
 
Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rëndësinë e edukimit të brezit të ri mbi të shkuarën, të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike, si dhe rolin e kujtesës historike në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të ndërgjegjshme.
 
🙏 Falenderojmë nxënësit, mësuesit, stafet pedagogjike, Zyrën Arsimore Vendore të Elbasanit, Institutin e Integrimit të ish të Përnjdkeurve Politik, për kontributin dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti.

TePerndjekurit.al – Të dedikuar për ruajtjen e kujtesës historike dhe mbrojtjen e të drejtave të ish-të përndjekurve politik në Shqipëri.

Kontakte

info@teperndjekurit.al
Rruga e Durrësit, pas Kafe “Flora”, Tiranë

Keni Pyetje? Telefononi!

+ 355 69 37 39 980

TePerndjekurit.al © 2026