Projekti:

E Shkuara për të Ardhmen

Data:

26 Shkurt 2026

Vendi:

POGRADEC
AKTIVITET EDUKATIV
Organizata TEPERNDJEKURIT.AL, me mbështetjen e Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë, zhvilloi një aktivitet edukativ në Pogradec me nxënësit e gjimnazit “Gjergj Pekmezi”, stafin drejtues të shkollës dhe ish-të përndjekur politikë.
 
Aktiviteti nisi me një vizitë në kompleksin rezidencial të vilave të ish-udhëheqjes komuniste, ku nxënësit u njohën nga afër me privilegjet e elitës së sistemit, në kontrast me jetën në kushte të vështira të qytetarëve gjatë diktaturës. Më pas, në ambientet e Hotel Enkelana, u zhvillua një diskutim i hapur dhe u shfaq një dokumentar i shkurtër mbi persekucionin gjatë regjimit komunist.
 
🗣️ Diskutimi theksoi rëndësinë e kujtesës historike, respektimit të të drejtave të njeriut dhe forcimit të kulturës demokratike tek brezi i ri.
Ky aktivitet përbën një hap konkret në edukimin qytetar të të rinjve dhe në nderimin e historisë së atyre që përjetuan persekutimin politik.

TePerndjekurit.al – Të dedikuar për ruajtjen e kujtesës historike dhe mbrojtjen e të drejtave të ish-të përndjekurve politik në Shqipëri.

Kontakte

info@teperndjekurit.al
Rruga e Durrësit, pas Kafe “Flora”, Tiranë

Keni Pyetje? Telefononi!

+ 355 69 37 39 980

TePerndjekurit.al © 2026