Projekti:

NGA DIKTATURA NË SUNDIMIN E LIGJIT

Data:

19 Shkurt 2026

Vendi:

EUROPE HOUSE
KONFERENCA "NGA DIKTATURA NË SUNDIMIN E LIGJIT"
📢 U zhvillua konferenca mbi drejtësinë tranzitore në Shqipëri, “Nga Diktatura në Sundimin e Ligjit”, organizuar nga TEPERNDJEKURIT.AL me mbështetjen e Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politik.
 
📍 Europe House, Tiranë | 📅 19 Shkurt 2026
 
Përmes diskutimeve tematike dhe një dokumentari të shkurtër, aktiviteti solli reflektim mbi sistemin e drejtësisë gjatë regjimit komunist dhe sfidat e ndërtimit të shtetit të së drejtës sot. Gjithashtu u theksua edhe simbolika e datës 19 shkurt në kontekstin e përndjekjes politike në Shqipëri.
 
🎓 Prof. Asoc. Dr. Enriketa Papa, historiane, trajtoi kontekstin e gjykimeve politike dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në diktaturë.
⚖️ Znj. Erjola Likaj, konsulente ligjore nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, prezantoi rolin e mekanizmave ndërkombëtarë në proceset e drejtësisë tranzitore.
🕊️ Znj. Alma Liço, shkrimtare, ish e përndjekur politike, anëtare e bordit të ISKK-së dhe zë i kujtesës historike, ndau dëshminë e saj personale mbi përndjekjen dhe reflektimin mbi drejtësinë sot.
 
Diskutimi i hapur me pjesëmarrësit theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe të drejtave të njeriut për forcimin e demokracisë.
 
🙏 Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe partnerëve për angazhimin.

TePerndjekurit.al – Të dedikuar për ruajtjen e kujtesës historike dhe mbrojtjen e të drejtave të ish-të përndjekurve politik në Shqipëri.

Kontakte

info@teperndjekurit.al
Rruga e Durrësit, pas Kafe “Flora”, Tiranë

Keni Pyetje? Telefononi!

+ 355 69 37 39 980

TePerndjekurit.al © 2026