Projekti:

Trajnim Lidershipi

Data:

6 Nëntor 2025

Vendi:

Salla e Konferencave "Valentini"
Trajnim Lidershipi

Organizata “TEPERNDJEKURIT.AL” në bashkëpunim me Fondacionin KAS Albania zhvilloi një trajnim me temë “Fuqizimi i Lidershipit të të Rinjve”. Ky trajnim synoi të nxisi aktivizimin pro-aktiv në shoqëri, marrjen e përgjegjësive dhe projektimin e liderave të ardhshëm, nga rradhët e të rinjve që vijnë nga familjet e persekutuara nga regjimi komunist. Ishte një mundësi e shkëlqyer për pjesëmarrësit, me standardet më të larta europiane me tema shumë interesante nga lektorë profesionistë.

Trajnimi përfshiu temat kryesore në vijim:

  1. Sistemi Politik në Shqipëri – Kuptimi i strukturës, funksioneve dhe proceseve të qeverisjes në Shqipëri.
  2. Legjislacioni Shqiptar mbi Pjesëmarrjen e Qytetarëve – Pasqyrë e ligjeve dhe mekanizmave që mundësojnë përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
  3. Praktikat Evropiane në Pjesëmarrjen Qytetare – Krahasime dhe shembuj, si p.sh. nga Gjermania, që theksojnë modele efektive të angazhimit qytetar.
  4. Zgjidhje Ligjore për Çështjet që Prekin Ish të Përndjekurit Politikë – Analizë e kuadrit ligjor dhe e mjeteve juridike për adresimin e padrejtësive historike.

Trajnimi u zhvillua në një sallë moderne trajnimesh në Tiranë me pedagogë të fushës së jurisprudencës, sociologjisë dhe shkencave politike.

TePerndjekurit.al – Të dedikuar për ruajtjen e kujtesës historike dhe mbrojtjen e të drejtave të ish-të përndjekurve politik në Shqipëri.

Kontakte

info@teperndjekurit.al
Rruga e Durrësit, pas Kafe “Flora”, Tiranë

Keni Pyetje? Telefononi!

+ 355 69 37 39 980

TePerndjekurit.al © 2026